×
Show

Dua Lipa tregon preferencat e saj politike

Insajderi
09 March 2016 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka shfaqur haptazi përkrahjen ndaj  Bernie Sanders që të jetë president i ri në SHBA.

Lipa nëpërmjet llogarisë së saj në SnapChat, ka publikuar një fotografi me një kapele me mbishkrimin e “Bernie 2016”, kështu duke shprehur përkrahjen ndaj kandidatit për president në SHBA.

Pavarësisht faktit se kandidatja Hillary Clinton mund të duket me e afërt më kosovarët, fal burrit të saj Bill, ish- president i SHBA-së, i cili gjatë periudhës së luftës ndihmoj Kosovën, Lipa ka përzgjedhur Bernie Sanders ta përkrahë.

Megjithatë, kjo është vetëm përkrahje morale meqë Lipa jeton në Angli dhe nuk ka të drejtë vote në Amerikë.

Lipa më herët nuk ka shfaqur ndonjë opinion rreth zhvillimeve politike./Inajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark