×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa nuk i shpëtoi një incidenti në koncertin e fundit

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të mbash një turne madhështor plot spektakël dhe performanca elektrizuese si “Future Nostalgia” e Dua Lipës nuk është aspak e lehtë.

    Dhe incidentet janë të shumta në ture të tilla sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë edhe artistëve të tjerë ndërkombëtarë.

    Incidentet e Duas në turin e fundit kanë qenë të shumtë por fatmirësisht asnjërin prej tyre nuk ka qenë me dëme serioze.

    Së fundmi teksa ka qenë duke performuar në Argjentinë ajo i gjuan me këmbë një objekti në formë hëne të vendosur në skenë për të plotësuar performacën e saj.

    Mirëpo, 27-vjeçares i ngel këmba në objekt dhe për pak u rrëzua. Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë balerinat që e mbajtën dhe larguan objektin teksa videoja e momentit të sikletshëm ka bërë xhiron e rrjetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark