Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, e ka përfunduar turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Koncertin e saj të fundit për këtë turne ajo e ka mbajtur në San Francisko, për të cilin ka thënë që ka qenë si një ëndërr për të. Ajo në profilin e saj të rrjetit social Instagram shprehet që është ndarë shumë e kënaqur me çdo natë të turneut.
“San Francisco ke qenë me të vërtetë një ëndërr! Koncerti i fundit i turneut tim të parë në SHBA! Faleminderit të gjithëve që e keni bërë këtë kaq speciale! Çdo natë ka qenë një ëndërr e realizuar për mua dhe u jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Ekipi dhe bendi im kanë qenë më të mirët gjithashtu duke bërë kështu këtë turne me autobus të ketë ndjesinë e një shtëpie dhe çdo natë kanë shembur skenën!! Gjithashtu për gjithë fansat në pjesët tjera të botës që kanë ndenjur zgjuar duke përcjellë më të rejat, ju dua. Faleminderit edhe një herë dhe do shihemi përsëri së shpejti”, ka shkruar Dua.