×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa rrëzohet gjatë performancës në koncert

    Insajderi
    27 May 2022 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dua Lipa po dhuron performanca të jashtëzakonshme në koncertet e saj në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

    Së fundmi, 26-vjeçarja është gjetur në një moment të sikletshëm, ku edhe është rrëzuar në skenë gjatë kohës kur po performonte.

    Ajo se çfarë e bën të veçantë në një lloj forme këtë rrëzim, është se Lipa ngritet menjëherë me ndihmën e një balerine që po performonte në skenë.

    Pothuajse nëpër të gjitha koncertet që ka marrë pjesë Dua Lipa në Evropë, sallat kanë qenë të mbushura dhe nuk është lënë asnjë biletë pa u shitur.

    Këngëtarja shqiptare kishte pasur edhe një tjetër moment të tillë gjatë koncerteve të saja, kur i kishte rënë mikrofoni në tokë.

    Koncerti i saj i radhës do të jetë në Lyon të Francës më 30 maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark