×
Show

Dua Lipa shpjegon videon “New Rules” – Si ta përballoni ndarjen dhe një leksion për burrat

Insajderi
19 July 2017 - 00:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kënga e re e Dua Lipës , “New Rules” vetëm për 10 ditë ka arritur 23 milion klikime.

Kjo video ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë nga të gjitha video spotet e realizuara të Lipës.

Shumë këngëtarë të njohur si Lorde, kanë komentuar për New Rules duke thënë se është spoti dhe kënga më kreative që ka dëgjuar kohëve të fundit.

Lipa edhe para publikimit zyrtar të këngës, në paraqitjet e shkurtra të spotit ishte deklaruar se sipas saj ky video spot është më i miri deri tani.

“Video më e mirë që kam realizuar.. deri tani,” kishte shkruar Lipa në llogarinë zyrtare në Twitter.

Regjisori i kësaj video spotit, Henry Sholfield, u shpreh se kishte ndjerë kënaqësi të madhe të punojë me një këngëtare kaq të talentuar dhe se Dua kishte ndihmuar në idetë rreth videos.

Ideja e vajzave që të kujdesen dhe të shkojnë pas një personi me zemër të thyer, duket të ketë qenë ide e Lipës, pasi që regjisori përmend se këngëtarja kishte thënë se vajzat duhet të ndihmojnë njëra tjetrën.

Këtë ndarje këngëtarja e ka përmendur shpeshherë në medie të ndryshme, që nga fillimi i karrierës.

Lipa thotë se shoqëria mund ndihmojë shumë në kohën kur sapo jeni ndarë nga një lidhje dhe plaga nuk është shëruar ende.

Ajo thotë se shoqëria e mirë është  e cila të ndalon nga gabimet e këqija.

“Është kënga e ndarjes të cilën kam dëshiruar ta kem, kur jam ndarë me të dashurin,” kishte thënë Dua gjatë xhirimeve të spotit./Insajderi.com

https://www.facebook.com/dualipaofficial/videos/1909733209290160/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark