Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa do të mbajë një turne të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, ku ka shkruar në “Facebook” se është e lumtur që ky turne po realizohet.
Turneu do të mbahet në shkurt dhe mars të këtij viti, në vende si Detroit, Çikago, Toronto, Nju Jork, Filadelfia, Boston, Uashington, Los Anxhelos e vende të tjera
Këngëtarja shqiptare është bërë e njohur në SHBA dhe ky turne pritet të përcillet nga një numër i madh i shikuesve.
Ndërkohë, Lipa pas bashkëpunimit me Sean Paul do të bashkëpunojë me DJ e mirënjohur holandez Martin Garrix.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet më 27 janar, dhe ditë më parë kishte konfirmuar se kënga titullohet “Scared To Be Lonely”.(albinfo.ch)