×
  • Sport
  • Sport

    Dueli Fury-Usyk rrezikon të mos zhvillohet, kjo është arsyeja

    Insajderi
    19 December 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tyson Fury ka sugjeruar se ai pritet të jetë jashtë ringut për së paku deri në shkurt për shkak të lëndimit, duke i dhënë fund shpresave për një luftë të padiskutueshme me Oleksandr Usyk .

    Ka pasur bisedime për të organizuar një luftë me mbajtësin e titullit IBF, ËBA dhe ËBO, Usyk, kjo përballje duhet të zhvillohet para 4 marsit për shkak të agjërimit vjetor të ukrainasit për shkak të të qenit i krishterë ortodoks.

    Megjithatë, pasi mposhti Chisora-n, Fury zbuloi se ai kishte nevojë për një operacion në bërryl, si dhe tha se ai ka pësuar një lëndim në dorë gjatë përplasjes në stadiumin “Tottenham Hotspur”.

    Duke folur për “ESPN” , 34-vjeçari tha: “Duhet të bëj disa gjëra. Kam disa probleme me dorën dhe ndoshta më duhet të bëj një operacion në bërryl. Por pas kësaj, unë jam gati për këdo.”

    Rikuperimi i tij nga operacioni në bërryl do të zgjaste të paktën gjashtë javë.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark