×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli për aderimin e Abdullahut e Kastratit: E shihja që po duan të shiten

    Insajderi
    13 January 2021 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka thënë se prurjet e reja të PDK’së, Ardian Kastrati dhe Faton Abdullahu, ka kohë që po i afroheshin këtij subjekti.

    Ai ka thënë po ashtu se gjuha që e përdorë Kastrati nëpër studio televizive nuk i ka hije një profesori.

    “Si profesor universitar nuk pajtohem me shprehjet që i përdorë ai nëpër studio televizive. Nuk i ka hije një profesori të flasë ashtu”, tha ai në Pressing në T7.

    “E kam parë kur isha në debate me ta. E shihja që duan të shiten. Megjithatë nuk dua të gjykojë. Prurjet e reja janë të njohura në kohë të fushatave. U dëshiroj suksese të dyve dhe të tjerëve”, shtoi ai.

    Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati kanë aderuar në PDK ditëve të fundit para zgjedhjeve që do të mbahen në nivel qëndror më 14 shkurt.

    Të dytë më herët kanë qenë edhe analistë politikë nëpër emisione televizive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark