×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duhet me dit kush është burri, e kush o gruaja”, burri nga Deçani thotë se e respekton gruan por vendimet i merr ai

    Insajderi
    14 November 2022 - 09:31

    Nurie e Asllan Hasan kanë 43 vite që janë bashkë.

    Vite më parë, si të rijnë, familjet i propozuan që të dy të martohen. Megjithatë, lajmin për fejesë fillimisht nuk e pritën mirë. Dhe më pas u martuan, duke e parë njëri-tjetrin pikërisht në ditën e dasmës.

    Ndërsa sot, ata kalojnë një jetë të lumtur bashkë. Madje kanë edhe nofka të ndryshme që e thërrasin njëri-tjetrin.

    Edhe ushqimin që bashkëshortja e përgatitë, 67-vjeçari e pëlqen shumë, dhe e quan atë si duarartë.

    Me gjithë këtë, Asllani thotë se vendimet duhet t’i marrë burri gjë me të cilën pajtohen edhe gruaja e tij.

    “Duhet me dit kush është burri, e kush është gruaja”, u shpreh ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark