×
  • Sport
  • Sport

    “Duhet të bëjmë edhe freskimin në ekip pasi pas katër ditësh kemi sërish ndeshje të rëndësishme” | Daja flet pas fitores ndaj Malishevës

    Insajderi
    09 October 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka treguar se e kishte vetëm të shtunën në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen me Malishevën. Ballkani fitoi në shtëpi për të vazhduar ecurinë pozitive. Menjëherë të enjten e pret Sivassporin në Ligën e Konferencës.

    “Duhet të jemi cinik me këtë ngarkesë që kemi, me pak ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet. Kishim në dispozicion vetëm të shtunën dhe do t’i kemi këto telashe edhe në të ardhmen. Ekipi edhe në ditë të vështira di ta menaxhojë lojën. Duhet të jemi më cinik në finalizim. Duhet të bëjmë edhe freskimin në ekip pasi pas katër ditësh kemi sërish ndeshje të rëndësishme. Duam të fitojmë edhe lojtarë të ri, që do të na duhen në një moment gjatë kampionatit. Nëse nuk u japim minuta, atëherë ata nuk do të jenë të gatshëm kur të kemi nevojë për ta”, ka theksuar Daja.

    “Unë drjejtoj grup lojtarësh me karakter. Të luash çdo katër ditë është shumë e lodhshme. Do të mundohemi që në ditët e ardhshme të merremi me rikuperimin e lojtarëve”.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur me shikues për ndeshjen e të enjtes.

    “Të luash në nivele të tilla ke gjithmonë presion. Futbolli luhet për tifozët. Ne e kemi kaluar hapësirën e qytetit tonë dhe po e përfaqësojmë futbollin e Kosovës. Interesi dhe mbështetja është e gjithë Kosovës. Dhe kjo na shton motivin”, ka thënë Daja që po shkruan histori të futbollit kosovar me Ballkanin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark