×
  • Showbiz
  • Show

    “Duhet të mësohem ta pranoj”, ky ndryshim i papritur në trup i ka ndikuar në shëndetin mendor Arbenita Ismajlit!

    Insajderi
    26 November 2020 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja Arbenita Ismajli është një ndër vajzat më elegante të showbiz-it, e cila na ka bërë të gjithëve për vete me bukurinë e format e saj.

    Modelingu mund të duket shumë qejf, por pas tij fshihet shumë punë dhe këtë partnerja e Feros na e ka treguar shpesh.

    Bukuroshja ka ndarë në InstaStory dy foto të sajat ku dallohet qartë rënia në peshë, ndërsa tregon se ky ndryshim e ka prekur në shëndetin mendor.

    Duket se humbja e peshës nuk është “sporti” i preferuar i Arbenitës, e cila i vuan pasojat e saj.

    “Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë.”- shkruan modelja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark