Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1.
Albion Rrahmani kaloi kampionët në avantazh në minutën e 61-të falë harkimit fantastik të Armend Thaqit.
“Hithat” barazuan përmes Altin Merlakut që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 78-të.
Me këtë pikë Ballkani ka 26 pikë, katër më pak se Drita që ka dy ndeshje më shumë të luajtura.
Dukagjini mbetet në vendin e nëntë me po aq pikë.