×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dukagjini transferon ish lojtarin e Juventusit

    Insajderi
    05 July 2022 - 16:01

    Dukagjini i Klinës është duke e zhvilluar merkaton verore të transferimeve në heshtje.

    “Hithat” kanë siguruar disa nënshkrime në këtë afat kalimtar të verës me disa futbollistë.

    Demokracia.com mëson ekskluzivisht se Dukagjini ka transferuar futbollistin e Kosovës U21, Qendrim Kamerajn.

    23-vjeçari i është bashkuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin zviceran, SC Kriens.

    Kameraj para disa vjetësh ishte pjesë e Juventusit në grupmoshat U19 dhe U23. Futbollisti i Lindur në Zvicër ishte pjesë e “Bianconerëve” nga viti 2018 si lojtar i U19, ndërsa një vit më vonë kaloi te grupmosha U23 e gjigantit Italian.

    Nga “Zonja e Vjetër” Kameraj i rikthye në Zvicër për t’iu bashkuar më pas Luganos.

    Siç mëson portali, Kameraj nuk do të jetë përforcimi i fundit për “Hithat” ngase ata në vijim do të prezantojnë edhe disa përforcime të tjera, emra të njohur në futbollin e Kosovës.

    SHARE.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark