×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Duke pirë birrë, Hernandez e shijon në maksimum titullin me Milanin – e “thumbon” futbollistin e Interit

    Insajderi
    23 May 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani u shpall kampion i Italisë për herë të 19 në historinë e tij.

    Fitorja 0-3 në Sasuolo solli në duart e lojtarëve trofeun që i mungonte prej shumë vitesh.

    Secili nga futbollistët kishte mënyrën e vetë për të festuar, ku kishte edhe nga ata që zgjodhën të ngacmonin ish-shokun e tyre të skuadrës, Çalhanoglun.

    Ky i fundit “tradhëtoi” Milanin një vit më parë për t’ju bashkuar Interin dhe arsyeja e vetme ishte fitimi i trofeve.

    Në momentin që fitoi Kupën e Italisë, mesfushori turk shpërndau një foto të tijën duke ngritur lart trofeun, ndërsa poshtë saj shkruante: “Mirëmëngjes”.

    Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur kë herë edhe Theo Hernandezi.

    “Mirëmëngjes”, shkruan mbrojtësi i Milanit që ka shpërndarë një foto me medaljen e varur në qafë dhe një birrë në dorë, për të festuar në këtë mënyrë titullin kampion të Serisë A

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark