Një vajze 15-vjeçare ka marrë dhuratën më të madhe të jetës së saj pas një operacioni që doli me sukses.
E reja nga Kina vuane nga një sindromë, që e ka trashëguar nga nëna, e cila bën që fytyra e saj të duket shumë vite më e plakur se mosha reale.
Ajo ishte përballur vazhdimisht me tallje të pashpirt nga kushdo që e kishte pranë apo e ndeshte rrugës, dhe kjo e kishte bërë edhe më të mbyllur në vete dhe me një psikologji të rënduar.
Por fati i saj i buzëqeshi ku një organizatë bamirëse mori përsipër që të paguante një ndërhyrje kirurgjikale, e cila kushtonte 56 mijë paund.
Një operacion që zgjati 7 orë e 30 minuta, por me një rezultat fantastike, që e bëri atë të duket njëjtë me moshataret e saj.
Operacioni është kryer një muaj më parë, por rezultatet u bënë publike në media dje.