×
  • Lajme
  • Lajme

    Duma: Nuk ka identitet kosovar

    Insajderi
    07 March 2016 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sociologia dhe politikania Grida Duma, në një ligjëratë publike me studentët e Kolegjit Universum, foli për shumë çështje me të cilat sot ballafaqohen shqiptaret në Shqipëri dhe Kosovë dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane.

    Ajo potencoi rëndësinë e shkrirjes ekonomike dhe asaj politike ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Sipas saj kjo shkrirje përshpejton evropianizimin e dy vendeve si një etnitet i përbashkët, gjë që do ta ngriste rëndësinë politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Evropë.

    “Nuk besoj se duhet të krijohet një identitet i vecantë Kosovar, por me bashkimin në evropë, medeomos do forcohet identiteti shqiptar, tha Duma.

    Zonja Grida kritikoi politikat e të dyja vendeve që po shkaktojnë humbje të shpresës tek te rinjtë dhe braktisje masive te vendit të tyre. Largimi i popullatës se re, sipas Duma, shpie në humbje ekonomike të vendit.

    Po ashtu, sipas saj në të dyja vendet ka mungesë të politikave të shtetberjës që si pasojë sjellin në krye lider me tjera qëllime. Grida Duma vlerësoi se nuk ka dallime të mëdha të politikëbërjës në Kosovë e Shqipëri dhe kjo është një nga faktorët përgjegjës për gjendjen në të dy vendet.

    Në fund ajo foli edhe rreth barazisë gjinore dhe potencoi që ajo beson ne diversitet më shumë se sa në barazi mes femrave dhe meshkujve.

    Duma tha se femrat ne Ballkan janë të stigmatizuara dhe kjo po ndikon në performancën e tyre profesionale dhe sociale. Sipas saj avancimi i femrës në shoqëri është i lidhur ngushtë me pavarësinë ekonomike dhe femrat duhet të jenë më proaktive në vend se të luajnë rolin e viktimës.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark