×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Duriqi shpjegon fazat e përhapjes së ekstremizmit në Kosovë

    Insajderi
    01 February 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupe të rinjsh kosovarë në vitin 2017 filluan rrugëtimin e tyre drejt organizatave të ndryshme terroriste fetare siç ishte edhe ISIS-i.

    Në atë kohë një valë e ekstremizmit fetar e përfshiu edhe Kosovën krahas vendeve të tjera, por që në vendin tonë sipas ekspertëve ekstremizmi më së shumti është fetar dhe nacionalist.

    Për mënyrën e përhapjes së fenomenit, ku shqiptarët merrnin rrugën e u bashkëngjiteshin organizatave terroriste, kryeredaktori i Gazetës Insajderi dhe gazetari Visar Duriqi mendon se ndodhi në disa faza, duke i cilësuar imamët si përçuesit më të mëdhenj të kësaj ideologjie.

    “Ajo çfarë njerëzit mendojnë është ekstremizmin e ka bërë interneti, në fakt interneti ka qenë një pjesë e vogël e ndikimit të shkuarjes së kosovarëve në ISIS. Pjesa më e madhe kanë qenë imamët dhe vehabitë, të cilët fazën e parë e kanë mbajt në takime të vogla, grupe të vogla që i kanë integruar e rekrutuar në ideologjinë vehabiste. Faza e dytë pastaj ka qenë, që para se të hapej interneti kanë qenë mp3 të vogël dhe CD, ligjëratat e tyre janë shpërndarë dorë pas dore në mp3, CD dhe fletushka të thjeshtëzume. Pra çështjet e kompleksit të Islamit, dhe vehabitë i kanë thjeshtëzuaar dhe i kanë bërë bardhë e zi. Ta ka shpjeguar krejt Akilin apo besimin në Islam në katër faqe fletushkë ose një ligjeratë  një orëshe në CD e mp3.”, ka thënë Duriqi.

    Duriqi, ka thënë se deri tek ky përshkallëzim i ekstremizmit në Kosovë faj kanë edhe partitë politike

    https://www.youtube.com/watch?v=YucNhNzYZTY

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark