×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy drejtues dyshohet se kanë marrë ryshfet multi-milionësh, bastisen zyrat e Mercedesit

    Insajderi
    21 March 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrat e ndërtesës së kompanisë Mercedes-Benz në Sindelfingen, pranë Stuttgartit, u bastisën si pjesë e një hetimi ndaj dy menaxherëve të kompanisë që përballen me akuza për korrupsion, u njoftua të martën.

    “Aksioni po kryhet për shkak të dyshimit për korrupsion gjatë proceseve afariste”, njoftoi Prokuroria e Shtetit në Stuttgart.

    Mediat gjermane shkruajnë se bëhet fjalë për një hetim ndaj dy drejtuesve të Mercedes-Benz-it të cilët kanë marrë ryshfet “në shumën milionëshe” në këmbim të sigurimit të kontratave me furnitorët.

    “Të dyshuarit vlerësohen se kanë arritur të ndikojnë në përzgjedhjen e furnitorëve të caktuar”, raportojnë mediat.

    Gjatë kontrollit të kryer në fund të javës së kaluar, në departamentet e prokurimit janë konfiskuar një celular dhe një kompjuter personal.

    Kompania njoftoi se kërkimi u krye me iniciativën e vetë Mercedes-Benz.

    “Mercedes-Benz është viktima në këtë rast dhe ne e bëmë vetë kallëzimin”, njoftoi kompania.

    Sipas disa mediave gjermane, menaxhmenti refuzoi të thoshte se sa ishte shuma dhe gjithashtu të konfirmonte se ishte rasti më i madh korrupsioni në historinë e kompanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark