×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy djem të mitur me të meta mendore në burg që 20 ditë – babai i tyre rrëfen për Insajderin

    Insajderi
    19 September 2022 - 16:45

    Dy djemtë e mitur me nevoja të veçanta të S.K (emër i njohur për redaksinë), H.K dhe P.K, po mbahen në paraburgim për veprën “Lëndim i lehtë trupor”. Dy të miturit me të meta mendore nuk u liruan nga paraburgimi përkundër ankesës së avokates, Blerta Shyqeria.

    Gazeta Insajderi

    Sipas babait të dy djemve, H.K – 16 vjeçar dhe P.K – 14 vjeçar, të cilët ishin fillimisht në arrest shtëpiak, po mbahen padrejtësisht në paraburgim, pasi vepra penale për të cilën akuzohen është “Lëndim i lehtë trupor”, dhe se djali tjetër i tij H.K është i pafajshëm.

    “Fillimisht P.K e kam djalë, është në paraburgim që 20 ditë, për veprën “lëndim i lehtë trupor”. Edhe djali tjetër H.K ka anketa sociale,psikologët e kanë trajtu – anketa është në Gjykatë dhe në shërbimin korrektues. Ka rënë në burg pa pikën e fajit, pasi shkaktar është djali tjetër me nevoja të veçanta, është hera e dytë që më bjen në burg për lëndim të lehtë trupor” – tha ai.

    Ai poashtu fajësoi gjykatësen Elife Uka, e cila sipas tij ankesën e bërë në Gjykatë nuk e ka dërguar në apel – duke thekuar se meqë fëmijët janë me të meta mendore nuk kanë arritur ta mbajnë arrestin shtëpiak.

    P.K është me ngecje mendore ka me dhjetëra ekzaminime, edhe H.K e kam pasë shumë herë te psikologu, ku e dinë ata se çfarë është arresti shtëpiak. H.K po i bëhet e padrejtë pasi vetëm e ka mbikqyrë P.K. Gjykatësja Elife Uka m’i kalbi djemtë, ajo nuk ka lënë të dërgohet ankesa në gjykatë” – tha S.K, babai i dy djemve (emër i njohur për redaksinë).

    Tutje, babai i dy djemve, bëri me dije se djemtë e tij janë trajtuar tek psikologët, duke shtuar se P.K madje as nuk vijonte shkollën, pasi i njëjti është përjashtuar disa herë.

    Vërtetim që P.K nuk vijon shkollën

    Dy të miturit me të meta mendore po vazhdojnë të mbahen në paraburgim edhe përkundër ankesës së avokates Blerta Shyqeria.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokaten, e cila bëri të ditur se përgjigja e kërkesës që parashihet të kthehet për një javë nuk ka ardhur tash e dy javë.

    Ne kemi ushtru një ankesë kundër masës së paraburgimit, fillimisht ndaj të miturit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, dhe meqë kjo masë është thyer, gjykata ka vendos për masën e paraburgimit. Brenda 24 orësh ne kemi parashtruar kërkesën në gjykatën e apelit dhe tash e dy javë apeli neve nuk na është përgjigjur. Kështu që nuk kemi marrë ende përgjigje të saktë se çfarë është vendosur në lidhje me ankesën tonë” – tha avokatja Shyqeriu për Gazetën Insajderi.

    Më poshtë ankesa e plotë dërguar në Gjykatën e Apelit.

    Insajderi ka tentuar të kontaktojë me dikë prej Gjykatës por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark