×
  • Showbiz
  • Show

    Dy javë pa kryer marrëdhënie intime gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, banori jep përgjigjen pas daljes

    Insajderi
    27 January 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fisnik Juniku është një prej banorëve të larguar së fundmi nga spektakli Big Brother VIP Kosova.

    Me të dalë nga shtëpia, ai ka dhënë një intervistë pas mbarimit të spektaklit, ku ka folur për efektet e izolimit.

    Mes të tjerash, prezantuesi i “Barber Shok” edhe ish-basketbollisti prishtinas është vënë në siklet me një pyetje shumë intime.

    Ai është pyetur nëse e ka ndjerë mungesën e seksit përgjatë dy javëve të qëndrimit të tij në shtëpi – pyetje së cilës ka hezituar t’i përgjigjet.

    “Pasha Zotin, nuk e di çka të them…me gjasë që po”, është përgjigjur ai mes të qeshurave.

    Big Brother VIP Kosova përndryshe të hënën mirëpriti banorin e ri në shtëpi, humoristin Vedat Ademi, dhe opinionisten e re në program – spikeren Anita Muçaj – Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark