12:02 - 08 Qershor 2020

Nga dhjetë të prekurit me COVID-19, mbrëmë në Prishtinë, dy prej tyre janë fëmijë të dy çerdheve në kryeqytet, shkruan Insajderi.

Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, i cili po ashtu ka bërë të ditur moshat e tyre.

“Dy prej të prekurve mbrëmë në Prishtinë, janë  fëmijë të dy çerdheve. Moshat e tyre 3-4 dhe 2-3”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur edhe lagjet e prekura në kryeqytet.

“ Lagjet e prekura janë: Ulpianë, Dardani, Kodër e Trimave dhe Përroi i Njelmët”, është shprehur ai.

Mbrëmë pozitiv me COVID-19 në Kosovë, kanë rezultuar gjithsej 40 persona.

Deri më tani numri i të prekurve në vend ka arritur 1234, me gjithsej 890 të shëruar dhe 31 viktima.

Tashmë, në Kosovë janë liruar masat kundër kësaj pandemie derisa janë hapur bizneset, kufijtë dhe shkollat vetëm për maturantë dhe semi-maturantë./ Insajderi.org