×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy nisma brenda PD-së që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

    Insajderi
    27 June 2017 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, që shënuan një humbje të rëndë për Partinë Demokratike, themelues, ish-deputetë dhe drejtues të kësaj partie kanë përpiluar dy kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit Lulzim Basha.

    Atë e cilësojnë si përgjegjësin e vetëm për humbjen e paprecedentë dhe dramatike të PD-së në këto zgjedhje, si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

    Por në të dy kërkesat mungonte emri i Jozefina Topallit. Kërkesa e parë është firmosur nga 74 anëtarë të Partisë Demokratike, mes të cilëve ish-drejtues, themelues, ish-deputetë dhe të përjashtuar nga lista e kandidatëve të hartuar nga Basha.

    Jo vetëm për rezultatin e zgjedhjeve, por edhe për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së, si dhe për mungesën e një perspektive të afërt, ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit Basha.

    Edhe në kërkesën e dytë të përbërë nga 19 persona, drejtues të departamenteve dhe të Kryesisë së partisë, Lulzim Basha cilësohet si përgjegjësi i kësaj humbjeje dhe duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD-së dhe bashkimit sa më të gjerë të saj.

    Shkresa e anëtarëve të Kryesisë apo drejtuesve të departamenteve mban firmat e: Arben Skënderi, Avenir Peka, Edith Harxhi, Edvin Kulluri, Endira Bushati, Fabian Topollaj, Gent Malko, Grigels Muçollari, Gent Minarolli, Gjergj Lezhja, Jamarbër Malltezi, Julian Deda, Juela Meçani, Leonard Olli, Ledina Aliolli, Mirgen Lata, Valbona Mezini, Suzana Guxholli dhe Tomorr Alizotit.

    Ndërsa shkresa e anëtarëve të tjerë, ish-deputetëve dhe themeluesve mban firmat e: Besnik Mustafaj, Gjergj Lezhja, Tomorr Alizoti, Leonard Olli, Zana Guxholli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Armand Teliti, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Agron Musaraj, Igli Cara, Ardian Kollozi, Rajmond Hoxha, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Bedri Hoxha, Roland Keta, Kreshnik Bozho, Gent Minarolli, Mirgen Lata, Shrefedin Shehu, Fabian Topollaj, Grigels Mucollari, Arieta Keci, Andi Permeti, Kozma Dashi, Ferdinand Shehu, Roland Keta, Dashnor Sula, Shaban Memia, Arqile Gorea, Artur Shehu, Vasillaq Ndreko, Ermira Qosja, Luter Nuraj, Atird Hoxha, Viktor  Bezhani, Gjovalin Bzheta, Edi Vecani, Vilson Haxhiraj, Agron Hasanbasha, Mirela Mucaj, Remzi Haxhiu, Bedri Luku, Iriat Hyka, Mirela Hasanaj, Ilia Milo, Artur Ajazi, Edlira Jakova, Renato Preza, Koco Bello, Valter Miza, Ramadan Hoxha, Genci Doci, Ilir Laci, Bedri Mihaj, Florian Dani, Vasillaq Ngresi, Nexhmi Dokollari, Ermir Petriti, Demir Gjana, Spartak Shaholli, Armand Cenolli, Aurel Agolli, Ilir Kondi, Ndue Paluca, Guri Tatari, Ilir Krosi, Kristo Cipa, Nexhmie Xhuveli, Vasil Milo Rrapo dhe Julian Dedës.

    Ja deklarata e plotë e anëtarëve, ish-deputetëve dhe themeluesve:

    Të shqetësuar: 
    -Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje; 
    -Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së 
    -Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare, 
    -Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet  sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD, 
    -Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve  vendimmarrëse të PD-së; 
    -Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët; 
    Të ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramës e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës.
    Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla; 

    Kërkojmë: 
    1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij. 
    2.Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
    3.Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

    I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark