×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy persona ndërruan jetë 4 ditë pasi morën vaksinën e AstraZeneca

    Insajderi
    03 March 2021 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koreja e Jugut ka nisur hetimet për vdekjen e dy personave 4 ditë pasi morën vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.

    Viktimat ishin të moshës 50 dhe 63-vjeç. Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve nuk i lidhi vdekjet me vaksinën që ata kishin marrë, megjithatë bëri të ditur se për këto dy raste kishin nisur hetimet.

    Jeong Eun-kyeong, drejtori i agjencisë, tha se njëri nga viktimat kishte pasur temperaturë të lartë pasi kishte marrë vaksinën. Ai ndërroi jetë për shkak të pneumonisë, ndërsa personi i dytë pësoi atak kardiak. Një zëdhënës i AstraZeneca-s në Seul tha se kompania nuk kishte asnjë koment mbi këto dy raste.

    Autoritetet në Korenë e Jugut kanë bërë të ditur se 207 persona kishin shfaqur efekte anësore pasi kishin marrë vaksinën, përfshi edhe 3 raste të rënda me anafilaksi.

    Koreja e Jugut filloi vaksinimin e popullsisë së saj javën e kaluar. Deri të martën në mesnatë, 85904 persona kishin marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërsa 1524 të tjerë morën vaksinën Pfizer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark