09:20 - 05 Mars 2023

Dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur mesditën e së shtunës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, thuhet në raportin e policisë.

Të plagosurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm.

Pas hetimeve është arrestuar një i dyshuar për sulmin ndaj tyre. Ai, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.