×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy pilotët e linjës Paris-Gjeneve rrahën me njëri-tjetrin në kabinë

    Insajderi
    30 August 2022 - 10:14

    Ashtu si tashmë është raportuar, dy pilotë të avikompanisë franceze Air France janë suspenduar, pasi në korrik ishin konfrontuar fizikisht brenda kabinës së pilotëve gjatë udhëtimit Gjenevë-Paris, kanë njoftuar zyrtarë të kësaj avikompanie, shkruan The Guardian.

    Fluturimi kishte vazhduar sigurt dhe avioni kishte zbritur në pistë pa ndonjë problem, ku zyrtarët e aviokompanisë theksuan se siguria mbetet prioritet për ta.

    E përditshmja zvicerane La Tribune ka njoftuar se piloti dhe kopiloti ishin grindur pak çaste pasi ishin ngritur në ajër, dhe më pas kishte filluar edhe konfrontimi fizik.

    Aty menjëherë kishte intervenuar ekuipazhi, e një prej tyre e kishte mbikëqyrur fluturimin e pilotëve, ku më pas menjëherë është raportuar për incidentin.

    Lajmi për rrahjen u shfaq pasi që agjencia franceze për hulumtime të linjave ajrore BEA, publikoi raportin, ku thuhet se disa pilotëve të Air France u mungon respektimi i procedurave rigoroze./albinfo.ch

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark