×
  • Sport
  • Sport

    Dy sakrificat që duhet të bëjë Kylian Mbappe, për të kaluar te Real Madridi…

    Insajderi
    24 May 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbappe kërkohej edhe nga Real Madridi, por ylli francez vendosi të zgjasë marrëveshjen me PSG-në. Pavarësisht kësaj, grupi nga “Santiago Bernabeu” nuk hoqi dorë nga transferta, por futbollistit do t’i duhet të bëjë dy lëshime për të arritur në formacionin spanjoll.

    Konkretisht, “L’Equipe” bën të ditur se Mbappe do të duhet të pranojë një pagë më të ulët në krahasim me atë që merr në PSG, por edhe të heqë mendjen nga pozicioni i majtë ekstrem, sepse Vinicius Jr. është mbajtësi i ligjshëm i këtij posti. Mbetet të shihet nëse ylli francez do të pranojë të bëjë këto dy kompromise për të kaluar më në fund në klubin e ëndrrave të tij.

    Francezët mësuan në atë kohë, se futbollisti i tyre më i rëndësishëm për momentin, do të merrte 630 milionë euro në tre sezone dhe se, shumë e rëndësishme për të, ai do të kishte një fjalë edhe në strategjinë e klubit.

    Në fakt, kontrata e Mbappe me PSG-në është nënshkruar për dy vite, me opsion edhe për një tjetër dhe kërkesa e tij e shprehur për shitjen e Neymar që nuk është plotësuar. Në këtë pikë, gjithsesi  “L’Equipe” raporton, se Mbappe nuk po tregon shenja të dëshirës për të nënshkruar opsionin deri në vitin 2025 dhe nëse kjo nuk ndodh deri më 31 korrik, do të thotë se sulmuesi, në fillim të sezonit, do të përballet me vitin e fundit të kontratës së tij.

    Është e qartë se ai mund të nënshkruajë sezonin e ardhshëm, por do të diskutohen klauzola të tjera financiare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark