×
  • Lajme
  • Botë
  • Kulturë
  • Lajme / Botë

    Dy shekuj më vonë, zbulohet shkaku i vdekjes së Beethoven

    Insajderi
    24 March 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, ka zbuluar shkakun e vdekjes në moshën 56-vjeçare të Beethoven. Analiza e ADN-së e nxjerrë nga flokët e Beethoven, dy shekuj më vonë, zbulon një histori familjare të sëmundjes së mëlçisë. Kombinimi i hepatit B dhe konsumimi i alkoolit çoi në vdekjen e tij nga cirroza e mëlçisë.

    Studimi i udhëhequr nga Tristan Begg dhe i botuar në revistën “Current Biology” synon të hedhë dritë mbi problemet kryesore shëndetësore të Beethoven, që nga humbja e dëgjimit, e cila filloi rreth 1815 dhe çoi në shurdhim në 1818, dhe sëmundja e rëndë e mëlçisë, e cila filloi në verën e vitit 1821 me verdhëzën dhe që kulmoi me cirrozën e mëlçisë, e identifikuar më vonë si shkaku më i mundshëm i vdekjes së tij, në vitin 1827.

    Por ekipi i shkencëtarëve që punuan në ADN-në e muzikantit, nuk mundi të tregonte shkakun e shurdhimit të tij.

    Flokët nga prej u rendit i gjithë gjenomi i Beethoven

    Në një letër të shkruar më 6 tetor 1802 dhe të gjetur pas vdekjes së tij, Ludwig van Beethoven iu drejtohej vëllezërve të tij Kaspar dhe Nikolaus, nga shtëpia e tij në Heiligenstadt, në periferi të Vjenës, ku kërkonte që mjeku i tij, JA Schmidt, t’i zbulonte publikut të gjerë sëmundjet që e kishin prekur.

    “për aq sa të jetë e mundur, të paktën bota të pajtohet me mua pas vdekjes sime”, shkruante ndër të tjera ai.

    I ashtuquajturi Testamenti i Heiligenstadt përmban një sërë reflektimesh të hidhura dhe zbulon arsyen e vërtetë të “temperamentit të keq” të Beethoven, përparimin e shurdhimit, për të cilin pakkush ishte në dijeni. Një shqetësim që e largoi atë nga jeta e kësaj bote, siç shpjegon ai në letër: “O ju burra që më vlerësoni ose më cilësoni të inatosur, apo edhe mizantrop, sa më bëni keq! Nuk e dini shkakun e fshehtë që më bën të dukem kështu. Për shkak të sëmundjes, pavarësisht se isha i pajisur me një temperament të zjarrtë, të gjallë dhe në të vërtetë i ndjeshëm ndaj tërheqjeve të shoqërisë, shpejt u detyrova të tërhiqesha, të kaloja jetën time në vetmi”./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark