Pas tri ndeshjeve të zhvilluar dje, Superliga e Kosovës vazhdon javën e 33-të me dy takimet e fundit në ditën e sotme, raporton Insporti.
Pas barazimit të Dritës në derbin e Anamoravës, Ballkani ka mundësi të artë që të parakalojë kampionët aktual në klasifikimi teksa luan në Suharekë ndaj Arbërisë.
Arbëria e cila ndodhet në pozitën e parafundit, do tentojë të kapitalizojë gabimin e Trepçës 89, për t’u barazuar me pikë në vendin e 8-të.
Në takimin tjetër të ditës së sotme, Drenica është nikoqire e Llapit me dy skuadrat që do të kërkojnë pikët e plota.
Të dy takimet nisin me fillim nga ora 15:00./Insporti.com/