×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy të arrestuar për vjedhje në terminalin doganor në Merdare

    Insajderi
    26 October 2021 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve.

    B. S. 41-vjeç dhe M. SH. (39), shtetas të Kosovës, janë arrestuar për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në terminalin doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth 50 mijë euro.

    Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark