×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy të mitur në Istog dyshohet se e zhveshën dhe fotografuan një të mitur tjetër

    Insajderi
    16 November 2022 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy të mitur dyshohet se e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër në fshatin Gurrakoc të Istogut.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.

    Rugova tha se të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve sociale.

    Ai theksoi se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “ngacmim”.

    “Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut”, tha Rugova.

    “Ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë. Sipas deklarimeve të të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor”, tha ai.

    “Rasti është inciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, theksoi Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark