×
  • Sport
  • Sport

    “Dybala do të bëhet më i mirë se Neymar dhe Suarez”

    Insajderi
    05 March 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë deklaratë trajneri italian e dha në “Corriere dello Sport”, duke thënë se brenda pak vitesh talenti i Juventusit do të arrijë majat e futbollit botëror.

    Allegri beson se me shkëlqimin treguar në Serie A, Dybala shumë shpejtë do të jetë më i mirë se futbollistët si Neymar, Suarez, Leëandowski apo Gareth Bale.

    Më parë për Dybalan fjalë të mëdha pati thënë edhe superylli argjentinas Lionel Messi duke e cilësuar bashkëkombësin e tij si një nga talentet më premtues në botë.

    “Paulo është një futbollist i madh, me një të ardhme të madhe. Më besoni”, kishte thënë Messi pasi kishte stërvitur me Dybalan në Kombëtaren argjentinase.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark