×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet e forta, arsyet pse varianti Delta mund të ketë prekur Shqipërinë

    Insajderi
    21 July 2021 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rritja e rasteve me koronavirus në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundit, duket se ka të bëjë me futjen e variantit Delta në vendin tonë.

    Edhe pse nuk është konfirmuar ende në analizat laboratorike, zv.ministrja Mira Rakacolli, ka deklaruar gjatë një interviste televizive se dyshimet janë të forta.

    “Për variantin Delta kemi dyshime të forta, por nuk kemi akoma konfirmim zyrtar. Në analizën që bëhet specialistët thonë që ka sinjale që duhet të jenë të Deltës, por ne presim një konfirmim në laboratore që i bëjnë më të hollësishme këto analiza. Në këtë situatë, ku ka konfirmime në Kosovë, Greqi e Maqedoni, nuk ka sesi mos të ketë në Shqipëri, por gjërat duhet të jenë të konfirmuara që të publikohen”, tha Rakacolli.

    Ndërsa dje ishin mbi 40, sot u raportuan 23 raste me covid në vendin tonë.

    Ajo që bie në sy është se ka patur një rritje të rasteve me covid në Has, konkretisht 7, gjë që mund të jetë ndikuar nga emigratët, shumica e të cilëve jetojnë në Angli.

    Zv.ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të vrapojnë tek qendrat e vaksinimit.

    “Rritja e rasteve është shqetësuese dhe duhet të vrapojmë nëpër qendrat e vaksinimit, çdo qytetar duhet të vazhdojë masat dhe të rendi drejt vaksinimit. Pandemia nuk ka mbaruar”, ka deklaruar ajo.

    Vaksinimet

    Referuar të dhënave zyrtare, sot ka patur një rritje të numrit të të vaksinuarve në Shqipëri, ku janë injektuar 13 mijë doza në 24 orë.

    Më herët, ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se në total numri i të vaksinuarve në vendin tonë ka shkuar në 1,095,453.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark