×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshja që e lavdërojnë njëri-tjetrin- Kësaj radhe Feraj e cilëson Hoxhën mendimtar të thellë

    Insajderi
    05 October 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thur elozhe për mikun e tij, Elvis Hoxhën.

    Feraj publikoi dy nga librat e “ideologut” të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, duke e cilësuar pasuri përmbledhjen që është bërë në dy librat këtij të fundit.

    Tutje, librat e mikut të tij ai i vlerësoi si të stilit elegant dhe mendimit të thellë.

    “Stil elegant, mendim i thellë, detaj i hollë, peshë e fjalës pararendëse dhe autoriale. E ardhme e këshilluar prej lirisë, kapërcim në horizontin e njerëzores, krijim kolektiv bote dhe bote të përbashkët njerëzimi – janë pasuria e mbledhur në dy librat e Elvis Hoxhës” – shkroi Feraj.

    Dyshja nga Shqipëria që nuk ndalin lëvdatat për njëri – tjetrin, njihen edhe për deklaratat linçuese ndaj çdo kundërshtari. Të njëjtit nuk janë distancuar asnjëherë nga gjuha e përdorur e njëri-tjetrit.

    Teksa, deklaratat e fundit linçuese të Ferajt ishin ato ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

    Këshilltari i Kurtit, Haradinajt i shtroi pyetjen se, “pse Serbia nuk e vrau Ramushin, por vëllëzërit e tij”, deklaratë kjo që nuk u komentua nga vëllezërit Haradinaj.

    Ndër tjerash, Feraj njihet edhe për deklaratat për figurën e Skënderbeut, të cilat janë kritikuar gjithherë. Vlen të theksohet ajo kur thoshte se Skënderbeu kreu masakra mbi myslimanët.

     “Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte kryer masakra mbi myslimanët të cilët s’pranon të bëheshin të krishterë” – kishe deklaruar ai.

    Derisa, filozofi Elvis Hoxha, i cili ishte emëruar këshilltar i Kurtit në vitin 2020, javë më parë kishte bërë një deklaratë skandaloze ndaj kryesindikalistit, Rrahman Jasharaj, për të cilin pretendoi se ka qenë anëtar i partisë serbe. I njëjti më vonë i kishte kërkuar falje Jasharajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark