×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet për manipulime në garën e kuzhinierëve, dorëhiqet nënkryetari i OHT-së, Fehmi Fetahi

    Insajderi
    25 January 2023 - 23:29

    Prej 20 deri më 24 janar 2023 nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit e Kosovës për herë të parë në Kosovë është organizuar Gara e kuzhinierëve, e cila është mbajtur në hapësirën e Klan Arena.

    Garën në mes të kuzhinierëve e vlerësonte juria katëranëtarëshe, përgjegjëse për gjykimin e pjatave të konkurruesve. Ndër ta ishte kryetari i jurisë, Faruk Neziri, duke vazhduar me Naim Bashmilin, Vlatko Ognenovskin dhe Skender Hekurin.

    Për shkak të dyshimeve për manipulime gjatë ndarjes së çmimeve në këtë garë dha dorëheqje nënkryetari i sapozgjedhur i kësaj Ode (OHT), Fehmi Fetahi i cili po e ndiqte online nga Zvicra, këtë eveniment të rëndësishëm, shkruan albinfo.ch.

    Në një video të siguruar nga vetë kuzhinierët në prag të ndarjes së parë të çmimit, në prani të publikut dhe para shumë kamerave, juria e fton në skenë ekipin fitues të vendit të dytë me numër 3, për ta marrë çmimin. Në ndërkohë ndryshojnë mendjen duke thënë që ishte ftuar gabimisht.

    Nënkryetari i OHT, Fehmi Fetahi, që është pionier i investimeve të mëdha në Kosovën e pasluftës, pronar i gjigantit turistik Vali Ranch dhe njëri nga sponzorët më të mëdhenjë të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, në njoftimin publik për dorëheqje deklaron që nuk pranon të jetë pjesë e manipulimeve dhe lojërave të ulëta, si kjo në evenimentin e parë të kësajë natyre në Kosovë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark