×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshohet se keqpërdori kartelat bankare, dërgohet në paraburgim

    Insajderi
    26 November 2021 - 17:46

    Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”.

    Në një komunikatë për media të Themelores në Ferizaj, bëhet e ditur se personi me inicialet A.B., në bashkëkryerje me personin D.Zh., kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare “Visa”, të cilën paraprakisht e kishin modifikuar.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 29 maj 2019, në bashkëkryerje me personin D.ZH me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe personin tjetër kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare ‘Visa’ të cilën paraprakisht e kishin modifikuar si dhe i kishin regjistruar të dhënat në mënyrë të paautorizuar në kartelën bankare, duke tentuar që të tërheqin para nga bankomati dhe e njëjtat iu konfiskohet nga bankomati në mënyrë automatike, me ç ‘rast të njëjtit kishin tentuar të kryejnë veprën penale e cila kishte mbetur në tentativë”, thuhet në komunikatë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark