
Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë.
Sipas policisë, fëmija ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ishte duke punuar ka lënduar një fëmijë të cilit fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Suharekë, e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raport./Insajderi.org