Tifozët e Prishtinës kanë kërkuar lirimin e futbollistit të Prishtinës, Otto John.
Ata kishin zgjedhur që përkrahjen për futbollistin nigerian ta bëjnë përmes një pankarte ku shkruan: “Lirojeni Otton”
Futbollisti nigerian ishte arrestuar më 4 maj në kryeqytet pasi dyshohet se ka marr shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Teksa, sulmuesit të FC Prishtinës, Otto John i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Otto John është një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur në Kosovë, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm. Ai ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89 dhe Skënderbeu, para se të kalonte te Prishtina.
Ndryshe, sot po zhvillohen ndeshjet e parafundit të Superligës së Kosovës.
Sot po takohen edhe Prishtina me Dritën, atje ku rezultati edhe pas pjesës së parë është 0-0.
/Insajderi.org