×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E 22-ta në Eurovision: Vetëm një javë më parë, Albina Kelmendi deklaroi se nuk e kishte synim finalen por fitoren

    Insajderi
    14 May 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësuan sivjet Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje”.

    Ata interpretuan fillimisht në gjysmëfinale ku nga 16 shtete sa ishin në garë, u futën në dhjetëshen kualifikuese për në finalen e madhe.

    Ndërkohë, në finalen e madhe mund të thuhet lirshëm se Shqipëria përjetoi zhgënjim pasi arriti një rezultat jo të kënaqshëm.

    Albina dhe Familja Kelmendi në finalen e ‘Eurovision 2023’ (Foto: Dominic Lipinski/Getty Images)

    Nga plot 26 shtete sa ishin në finale, Kelmendët e çuan Shqipërinë në vendin e 22-të – ndonëse ky nuk ishte synimi i tyre.

    Vetëm një javë më parë, këngëtarja prijëse e familjes, Albina në një intervistë për Prive kishte deklaruar se e synonte vendin e parë.

    Renditja finale e shteteve në ‘Eurovision 2023’ (Foto: Eurovision/Instagram)

    “Ne si shqiptarë e kemi pasur gjithmonë për qëllim që të kalojmë në finale. Por këtë vit, ne nuk e kemi qëllimin vetëm të kalojmë në finale, por e kemi qëllimin që të dalim të parët”, kishte deklaruar Albina në Prive.

    Përndryshe, vendin e parë të ‘Eurovision 2023’ e mori artistja suedeze Loreen, e cila fitoi me këngën “Tatto”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark