×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E akuzuara për terrorizëm uron prurjen e re të Kurtit

    Insajderi
    19 December 2020 - 23:40

    Ikballe Berisha-Huduti, e akuzuara për veprën penale “Shtytje në veprat terroriste”, ka uruar prurjen e re të Albin Kurit në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Berisha-Huduti, ka komentuar në postimin e Kurtit ku ka bërë të ditur se Mustafa Bajrami i është bashkuar kësaj partie, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në urimin e saj e akuzuara për terrorizëm e ka uruar Bajramin duke i thënë se është në lutjet e saj.

    “Urime doktor Mustafë Bajrami, jeni njeri mëse i merituar për bashkëpunim me liderin e shqiptarëisë ztr. Albin Kurtin. Ju kam në lutjet e mija vec përpara ta c’kapim Kosovën tonë të bukur nga duart e baltosura e të e të qelbura në korrupsion dhe padrejtësi”, ka shkruar Berisha-Huduti.

    Mustafë Bajrami që para një vite kishte vendosur t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye me Ramush Haradinaj, nuk ka shkuar gjatë qëndrimi i tij në këtë parti dhe ka aderuar tek, Lëvizja Vetëvendosje.

    Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar për aderimin e Bajramit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark