×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E ardhmja e Brojës larg Chelseat

    Insajderi
    29 June 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Chelseat është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të Leeds United, Raphinha. 

    Blutë e Londrës kanë bërë ofertë zyrtare për lojtarin që kërkohet prej kohësh edhe nga Barcelona. Rreth 55 milionë stërlina është shuma e ofruar nga londinezët, të cilët duket se nuk do t’i bëjnë vend në formacion “yllit” kuqezi, Armando Broja, i sapokthyer nga huazimi te Southamptoni.

    Zhvillimet te Chelsea kanë rritur shpresat e West Hamit për blerjen e sulmuesit shqiptar. “Çekanët”, në fakt, e kërkuan edhe verën e kaluar, por Chelsea preferoi ta huazonte sulmuesit te “Shenjtorët”.

    Sipas “Sky Sports”, Broja është në listën e objektivave të trajnerit David Moyes për dritaren e verës, ku përparësi është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash. Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth, pohoi se Chelsea i ka kërkuar 25 milionë stërlina West Hamit për Brojën e tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hummers”, e cila do të formulohet shumë shpejt. Javën e kaluar gazetari i “Telegraph”, Jason Burt tha se Chelsea po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë, por nëse zyrtarizohet blerja e Raphinhas dhe nuk shitet një mes Ëerner apo Pulisic, atëherë londinezët mund të pranojmë ofertën për 2-vjeçarin. Një mundësi është që Broja të përfshihet në tratativat mes klubeve për transferimin e Declan Rice në “Stamford Bridge”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark