×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E BUJSHME/ Zbulohet arsyeja pse Dritan Shakohoxha i dha fund komentimit

    Insajderi
    08 July 2021 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i befasoi të gjithë kur në kulmin e audiencës së ndeshjes gjysëm finale Angli- Danimarkë, njoftoi nga Wembley largimin e tij përfundimtar nga profesioni që e ushtron prej më shumë se 30 vjetësh.

    Pas këtij lajmi, lapsi.al arriti të mësojë se cila mund të ishte arsyeja e fortë që e detyroi gazetarin të “braktisë” atë që ai e cilësoi si dashurinë e madhe të jetës së tij.

    Ndonëse deri më tani nuk ishte bërë publike, redaksia zbuloi se Dritan Shakohoxha do të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, post që aktualisht mbahet nga Armando Duka.

    Për të qenë i lirë dhe i pakushtëzuar në këtë konkurrim, Shakohoxha ka zgjedhur të heqë dorë nga profesioni dhe të përgatitet kështu për fushatën e fillimvitit të ardhshëm.

    Ai do të sfidojë në këtë garë, Armando Dukën, i cili e drejton FSHF prej pese mandatesh. E veçantë për këtë garë do të jetë fakti, se Shakohoxha, ndryshe nga rivalët e mëparshëm të Dukës, nuk ka ndonjë përkatësi sportive apo politike.

    Kështu që, siç do të thoshte edhe vetë komentatori, deri në zgjedhjet e ardhshme të FSHF, “mbani frymën miq” për të mësuar fituesin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark