×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E çuditshme, analisti refuzoi ta analizonte ndeshjen Llapi – Prishtina

    Insajderi
    03 May 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i “Sport Shou” në Klan Kosova, Ardian Llumnica ka refuzuar të analizojë derbin ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, të cilin e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 1:3, raporton Insporti.com.

    Llumnica habiti të gjithë studio kur refuzoi të bënte analizën e ndeshjes derbi Llapi – Prishtina, që u zhvillua të dielën (dje).

    “Nuk kisha dashur ta analizoj këtë ndeshje për shumë arsye, e njëra prej tyre është se shpesh skuadrat po luajnë me skuadra të dyta, në këto raste edhe me juniorë. Ata i dinë arsyet, por jemi ngopur me arsyet e llojit, ‘interesi është këtu’ dhe në xhiron tjetër luajnë me skuadrën më të fortë. Prishtina luajti ndaj juniorëve të Llapit dhe nuk e kishte problem të fitonte. Ishte ndeshja më pa shije në këtë xhiro. Kjo xhiro prodhoi ndeshje ‘fair-play’, ku patëm befasi të ndryshme, këtë ndeshje e kemi ditur epilogun”, ishte komenti i Llumnicës.


    Ndeshjet e Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinë nxitën reagime të shumta në opionion, duke u komentuar se këto klube kanë bërë matemaikat dhe se janë në aleancë edhe me Dritën.

    Madje, tifozët e Prishtinës në faqen zyrtare të klubit kanë kërkuar nga UEFA që ta dënojë klubin e tyre të zemrës.

    Prishtina me fitoren ndaj Llapit është bërë lidere e Superligës me 69 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark