×
  • Lajme
  • Insajderi

    E çuditshme: Publikisht i kritikon, në raportin e punës Qeveria Kurti lavdëron marrëveshjet e deritashme të dialogut

    Insajderi
    11 June 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi në emër të Kryeministrit të vendit, Albin Kurti ka dërguar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, një raport për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Dialogu me Serbinë.

    Ky raport që përmban 35 faqe zëvendëskryeministri Bislimi e ka dërguar pasi që është bërë thirrja për mbajten e seancës me pikën e rendit të ditës “Diskutim për ecurinë e deritanishme të procesit të Dialogut me Serbinë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë raport të cilin e ka siguruar Insajderi përmban pika rreth procesit të dialogu që janë diskutuar që nga fillimi i diskutimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, derisa janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Qeverisë Kurti.

    Në këtë raport janë paraqitur 23 marrëveshje që janë arritur: Lirinë e Lëvizjes, Regjistrat civil, Procedurat e vulës doganore, Regjistri kadastral, Njohjen e diplomave universitare, menaxhimin e integruar të kufirit, përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal.

    Raportin të cilin e ka shkruar Zëvendëskryeministri Bislimi që është përgjegjës edhe procesin e dialogut me Serbinë nga këto pika ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballet Kosova në bisedime në fushat e cekura.

    Derisa sot në këtë seancë kryeministri Kurti është duke u kritikuar për qasjen e tij për dialogun.

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka thënë kryeministrit Kurti se obligimeve dhe përgjegjësive si kryeministër nuk mund t’u ikën dhe se askush nuk do ta gjykojë në procesin e dialogut.

    Ai ka thënë se Kurti ka ndryshuar radikalisht në secilën kauzë deri më tani.

    “Po shkoni në dialog i papërgatitur. Janë disa parime që kryeministri nuk guxon t’i kapërcejë. Parimi i parë është që dialogu të bëhet me Kosovën e jo për Kosovën”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, më tutje ka vazhduar kritikat ndaj Kurtit duke thënë se ai e ka gabim qasjen për dialog dhe se po shkon pa platformë dhe strategji.

    “Po shkoni duke i shkelur zotimet e juaja se nuk do të shkoni në dialog pa kërkuar falje Serbia keni thënë se nuk shkoni në dialog pa i anuluar marrëveshjet, sjelli marrëveshjet në Kuvend, e anuloni se i keni votat. Për shkak të shqiptarëve të ardhshëm kërko falje se në këtë Kuvend ke ushtruar dhunë mbi deputetët për dialogun” ka thënë më tutje ai.

    ”Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuqiçin, dialogu i ri është ajo që e kemi parë dje në kampusin e UP-së. Dialogu i ri është kompetencat e reja asociacionit. Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë por që t’i normalizoi raportet me Serbinë ne presim prej juve me na tregu a do të kemi njohje të ndërsjellë a do të na njohin 5 vendet e BE, a do anëtarësohemi në NATO në organizatat ndërkombëtare” është shprehur Hoxhaj.

    Kurti i është përgjigjur edhe kritikave të Enver Hoxhajt nga PDK.

    “Kryetari i PDK tha që unë nuk i paskam realizuar pritjet e tij por për besë nuk jam për këtë këtu, përkundrazi unë jam zgjedhur në kontrast me ato pritje. U kërkua që unë këtu të vij më platformë dialogun por një gjë e tillë do të ishte gabim sepse të martën është takimi për dialogun jo që të vazhdohet ai. Çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte gabim para takimit për dialogun e ri. Platforma nuk është hapi i parë kur e harton platformën po e pranon dialogun dialog që ende nuk i dihet agjenda”ka theksuar Kurti.

    Ai më tutje ka thënë se po shkon për të mbrojtur interesin e Kosovës. “Unë mbroj interesin e Republikës së Kosovës si kryeministër por unë nuk flasë vetëm për interesin tonë e vëtëm për veten time si palë por flasë edhe për palët. Nuk do ja lë atë pozicion vetëm ndërmjetësit. Jo vetëm cka duam ne pa e shikuar se çfarë është i gjithë konteksti unë flas edhe për palën natyrisht që e mbrojë interesin para se gjithash…” ka vazhduar tutje ai.

    Kurti ka vazhduar të insistojë se nuk i ikën dialogut mbi parime.

    “Nuk jam duke i ikur dialogut të përgatitur mirë, nuk po i iku takimeve dhe më vjen keq që për këtë akuzohem prej dikujt që dialogun ia pat lënë ish presidentit,  në kohën kur ai e kishte përqafuar projektin e shkëmbimit territorial. Sa i përket takimeve me palën serbe dëmi më i madh në kuptimin me SHBA-në është bërë pikërisht kur i është shtruar tapeti i kuq presidentit të atyre në Shtëpinë e Bardhë. E kam vec një lutje në fund mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…..”është shprehur mes tjerash Kurti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark