×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Deputeti Naser Rugova degradon skajshëm, merr “çmim nderi” nga mashtruesi i njohur

    Insajderi
    28 November 2018 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në muajin korrik të këtij viti, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri kishte marë një mirënjohje që me krenari thoshte se i është dorëzuar në emër të Donald Trumpit.

    Por pak kohë më vonë doli se një mirënjohje e tillë kushton prej 6 deri në 10 mijë dollarë.

    Kjo mirënjohje iu nda Hazirit nga “Ambasadori i Nderit në Kosovë”, Otto F.Von Feigenblatt.

    Më pas doli se ambasadori i “nderit” në Kosovë nuk ishte më shumë se një mashtrues. Ai shpërndante mirënjohje në mënyrë të parregullt.

    Se Feigenblatt është një mashtrues e kishte konfirmuar edhe vetë Ambasada Amerikane,

    “Ambasada amerikane konfirmon se personi në fjalë nuk është i lidhur dhe s’ka të bëjë asgjë me Qeverinë e SHBA-së”, thuhej në përgjigjen për KTV-në nga Zyra për Media e Ambasadës së SHBA-së.

    Mirënjohjet e tilla ndaheshin për njerëzit që vërtetohen se kanë kryer punë vullnetare për komunitetin.

    Por, duket se “lakmi” nga mirënjohet e Feigenblattit ka marrë edhe një koleg i Lutfi Hazirit në LDK.

    Fjala është për deputetin, Naser Rugova që para disa ditësh është shpërblyer me medalje nga Kompania Noble, pjesë e së cilës është edhe mashtruesi Otto von Feigenblatt, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një postim në facebook i “Shoqërisë Mbretërore së Armigëve të Spanjës”.

    Në postimin e datës 24 Nëntor  deputeti Naser Rugova vlerësohet si një “angazhues i pashoq për promovimin e Kosovës”.

    “Deputeti Naser Rugova ka pranuar Medaljen Caballero të Meritave nga Kompania Noble në një event ekskluziv në Madrid. DR. Otto F.von Feigenblat ka prezantuar medaljen në emër të Kompanisë Noble. Dr.Rugova është një mbështetës i madh i shtetit të tij”, thuhet në postimin e kësaj shoqërie.

    I motivuar me marrjen e kësaj medalje nga Feigenblat ishte parë vetë deputeti i LDK-së.

    Një ditë pasi kishte marrë këtë “shpërblim”, Rugova ka publikuar një thënie motivuese në profilin e tij në facebook.

    “Në jetë duhet pasur durim”, ka shkruar ai, teksa postim ia ka bashkangjitur edhe fotografi nga ceremonia.

    Viktimë e mashtrimit nga ky “ambassador nderi” kishte rënë edhe moderatorja Ramize Murtezi-Shala, njëherësh gruaja e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

    Edhe ajo kishte pranuar një mirënjohje për kontributin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Figenblatt ishte shpallur Ambasador Nderi në Kosovë nga Hashim Thaçi. Ai nga Presidenca cilësohej si professor që do të lobojë për Kosovën te vendet që nuk e kanë njohur.

    “Presidenti Thaçi ka thënë se Otto von Feigenblatt është një mik i madh i Kosovës dhe ka shtuar se ‘tash si ambasador nderi do ta promovojë edhe më shumë Kosovën në botë’. Ndërsa, profesori Otto von Feigenblatt është shprehur mirënjohës për dekoratën e pranuar nga presidenti Thaçi, duke u zotuar e do të lobojë për Republikën e Kosovës te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj”, thuhej në komunikatën e Presidencës.

    Mashtrimet e Naser Rugovës:

    Ishte seanca e 1 nëntorit të këtij viti, ku po diskutohej tema më e nxehtë ajo e korrigjimit të kufijve. Në fund të seancës do të votohej edhe një rezolutë që ia ndalon presidentit Thaçi diskutimin për kufijtë.

    E në mesin e deputetëve të LDK-së që munguan ishte edhe Naser Rugova. Ai kishte thënë se ka pasur një termin për vizë në Ambasadën e Hungarisë.

    “Skam marrë fare pjesë në votim se kam pas termin në ambasadë hungareze për vizë sepse kam udhëtim jashtë vendit. E kam pas të caktuar domethënë. I kam njoftuar edhe kolegët e grupit. Unë kam qenë deri 15 minuta para votimit, sepse kam vazhduar me taksi për në ambasadë. S’kam qenë fare i pranishëm në votim” kishte thënë Rugova.

    Por Insajderi disa ditë më vonë kishte gjetur se Ambasada e Hungarisë më datën 1 Nëntor nuk kishte punuar.

    Kjo pasi ishte një festë zyrtare në Hungari që njihet si “Dita e Shenjtorëve”.

    Rugova kishte dhënë deklaratë tjetër kur u pyet nga Insajderi për mungesën në seancë. Kishte thënë se ka pasur edhe një takim tjetër të rëndësishëm.

    Më vonë kishte sulmuar edhe Gazetën Insajderi me disa pastime në facebook, njërën nga të cilat më vonë e kishte fshirë.

    Deputeti  Rugova për imazhin e tij politik para shumë vitesh kishte investuar shuma të majme parash.

    Insajderi kishte gjetur se në vitin 2007, Naser Rugova i kishte dhënë 187 mijë euro një kompanie amerikane për lobim.

    Rugova kishte kontraktuar kompaninë amerikane JËI L.L.C, me bazë në Ëashington. Insajderi ka siguruar raportet e aktiviteteve lobuese të kësaj kompanie. Emri i deputetit të LDK-së përmendet në raportin e vitit 2007. Shuma që Rugova kishte paguar, bazuar në këtë raport, është në vlerë prej 240 mijë dollarësh.

    “240.000,00 $ për një periudhë prej gjashtë muajve e cila përfundon me 28 shkurt 2007”, shkruan në këtë raport.

    Kompania lobuese tregon se kishte ndihmuar klientin e saj, Naser Rugovën, në shumë aspekte.

    E kishte ndihmuar zhvillimin e marrëdhënieve me përfaqësues të mediave në SHBA, me zyrtarë të kongresit, me kongresmenë për të diskutuar lidhur me interesat e Rugovës, përfshirë edhe ato tregtare. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark