×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E fundit, Cristiano Ronaldo mungon ndaj Atalantas, kjo është arsyeja

    Insajderi
    17 April 2021 - 13:28

    Juventusin e pret një ndeshje shumë e vështirë nesër. Kampionët e Italisë, të cilët po luftojnë për një biletë në Champions League, do të përballen në Bergamo me Atalantën e Gasperinit, sfidë që nis prej orës 15:00.

    Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo ka marrë një lajm të keq paraditen e sotme. Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë dhe do të mungojë në një nga sfidat më të forta të kampionatit.

    Ronaldo nuk do të luajë nesër, nuk ia ka dalë të rikuperohet, kështu që është tepër e rrezikshme ta marrim me vete në Bergamo. Tre ndeshjet që luajti me Portugalinë patën ndikimin e vet“, deklaroi Pirlo në konferencën për shtypin. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark