Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare që janë duke u zhvilluar në Algjeri, shkruan Insajderi.
Krasniqi sapo ka përfunduar luftën e saj me kundërshtaren Ana Puljiz nga Kroacia.
Distria pa shumë mund arriti që t’ia fitojë Kosovës medaljen e parë në këto lojëra që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj kroates në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Si bartëse e parë, Distria ishte e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, përkatësisht në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta.
Ndërkohë në gjysmëfinale e kaloi spanjollen Ana Perez Box.
Ndaj të dyjave realizoi herët “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund. Nuk u rrezikua për asnjë moment. /Insajderi/