PSG sonte zhvillon sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, raporton Insporti.
Skuadra e Mauricio Pochettinos do të tentojë të rikthejë rezultatin pas humbjes së javën e kaluar 1-2 në “Parkun e Princave” në Paris, për një vend në finalen e madhe të Stambollit.
Lajm i keq është lëndimi i Kylian Mbappes, i cili nuk do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për takimin e sotëm.
Gazetari i njohur i RMC SPORT, Mohamed Bouhafsi e konfirmoi lajmin se Mbappe do ta nis takimin nga banka rezervë.
Kujtojmë që takimi i sotëm nis nga ora 21:00./Insporti.com/