×
  • Lajme
  • Insajderi

    E FUNDIT/ Paralajmërohet padi ndaj kryeministrit Kurti

    Insajderi
    10 October 2022 - 14:00

    Djegia e veturës së Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, bëri që kryeministri Kurti të vizitojë me mëngjes ShSKUK-në, nga ku doli me konstatim se dy kompani kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre. Njëra prej kompanive është edhe “Quantic”.

    Nga kjo kpmpani kanë paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit sepse sipas tyre ai ka shpifur.

    “Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirëmbajtjen e laurave dhe vijushmërise në punë , dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosjë të tyre. Në pikat dalsë të laurave janë 6 kamera që janë vendosur nga kompania e kalume që janë përdorur për nevoja të kompanisë për t’i kontrolluar terminalet se a janë në funksion dhe asesi për vezhgim , pozicioni tyre është në drejtim të terminaleve”, thuhet në reagim.

    Tutje në reagim thuhet së si kompani ata kanë ndërmarur të gjitha hapat e nevojshme që pajisjet e kamerave të jenë në rregull, shkruan Insajderi.

    “Para disa javë ka pasur vetetim ku janë djegur të gjitha paisjet elektronike të laurave dhe paisjet e vijushmerisë , gjithashtu edhe kamerat ku vetetima ka demtuar në paisjet tona . Ne si kompani kemi ndermarur të gjitha hapat e nevojshme i kemi rregulluar mbrenda 24h paisjet që janë në kontratë . Ne kemi kryer punë edhe jashtë kontratës vetëm që sistemi të jetë perfekt si ndrrim të terminaleve , lyrjen e rrugeve , shtrim të pllakave në terminale , vendosje të laurave të mbrendshëm , betonim”, thuhet ndër të tjerash.

    Kurti ka thënë se dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

    “E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

    Potencojmë se kompania e sigurimit “Security Code” është e lidhur me emrin e Sami Lushtakut nga radhët e Partisë Demokratike, njëherit nënkryetari në komunën e Skenderajt.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark