×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E FUNDIT/ Shtyhet përsëri finalja e Champions League – ja kur do të fillojë

    Insajderi
    28 May 2022 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për herë të dytë edhe për 15 minuta.

    Ajo ishte planifikuar të niste në orën 21:15, por është shtyrë deri në 21:30, njofton Insajderi.

    Incidentet jashtë stadiumit “Stade de France” janë arsye e shtyrjes 30 -minutëshe.

    Tifozët nuk po mund të futen në stadium për shkak të kaosit dhe UEFA ka vendosur që ndeshja të shtyhet për disa minuta.

    Janë mbi 100 mijë tifozë të Liverpoolit që kanë udhëtuar për në Paris, të cilët kanë krijuar rrëmujë në dalje.

    Tani ndeshja fillon në ora 21:30. 

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark