14:29 - 15 Qershor 2021

UEFA ka caktuar një inspektor për të hetuar fjalët që tha sulmuesi i Austrisë, Marko Arnautovic kur shënoi kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan DailyMail, përcjell Insporti.  

Dhe nëse ‘zbulohet’ ndonjë term racist, Arnautovic mund të ndalohet të mos luajë në pjesën e mbetur të turneut “Euro 2020”

https://insporti.com/tensione-ne-mes-arnautovicit-dhe-ezgjan-aliut-ne-fund-te-ndeshjes/

Por derisa e pranoi se gjakrat ishin nxehur dukshëm, 32-vjeçari e mohon të ketë përdorur çfarëdo shprehje raciste ndaj kundërshtarëve. “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe jam e mbështes diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”, ka shkruar ish futbollisti i disa skuadrave angleze.

https://insporti.com/alioski-me-arnautovic-u-sqaruam-pas-ndeshjes/

Nëse shpallet fajtor, Arnautoviç do të humbte pjesëmarrjen në ‘Euro 2020’ . /Insporti.com